“Dardanët” me humbjen nga Suedia, më nuk kanë asnjë gjasë për t’u kualifikuar, shkruan lajmi.net.

Kosova renditët në pozitën e parafundit me katër pikë, tetë më pak se Suedia që mban të dytën, derisa janë edhe dy ndeshje pa zhvilluar.
Synimi i Kosovës tani do jetë pozita e tretë, gjë që nuk do jetë e lehtë, ngase renditen pesë pikë prapa Greqisë.
Pra, “Dardanët” duhet të arkëtojnë pikët e plota ndaj Gjeorgjisë, pastaj Greqisë dhe të shpresojnë që këtë të fundit të humbasin një ndeshje para nëntorit.
Përballja e radhës për Kosovën, është kundër Gjeorgjisë me 12 tetor në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/


