Suedia njësoi si në Prishtinë, shënoi fitore edhe si vendas me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes për Supersport, është deklaruar Hadërgjonaj, që kërkoi falje për këtë humbje.
“Besoj që si skuadër kemi mundur të bëjmë më mirë. Kishim 20 minuta të mirë, raste, shënuam gol, por ishte në offside”.
“Suedia me atë kualitet është shumë vështirë, goli i dytë e tregon më mirë”.
“Që moti nuk kemi luajtur me tifozë si mysafirë, kërkoj falje që nuk e gëzuam popullin”, deklaroi Hadërgjonaj.
Kosova pas tre ditëve e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/

