Kosova U21 mposht në shtëpi Shqipërinë U21

Kosova U21 ka fituar me rezultat 2-1  në sfidën ndaj Shqipërisë U21, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përkundër rasteve të mira shënimi që kishin të dyja kombëtaret u mbyll baras 0-0.

Në pjesën e dytë ishte Shqipëria ajo që gjeti golin e para pasi Bernard Karrica realizoi në min e 58′ për 0-1.

Në vazhdim ‘Dardanët’ morën kontrollin e lojës dhe arritën të barazojnë rezultatin në min e 66′ me golin e Erolind Krasniqit.

Krejt në fund të ndeshjes ishte Arlind Sejdiu ai që në min e 90+2′ realizoi për t’i dhënë një fitore të madhe ekipit të tij.

Kosova U21 tani ka gjashtë pikë në vendin e pestë, kurse Shqipëria mbetet e treta me nëntë pikë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close