Kosova do të luajë sonte ndaj Greqisë si mysafir në stadiumin “Toumba” në Athinë, duke e mbyllur një cikël kualifikimesh me rezultate të dobëta.

Dardanët tashmë nuk kanë ndonjë gjasë për kualifikim, siç nuk kanë as kundërshtari Greqia dhe se kjo ndeshje do të luhet më shumë në llojin e ‘prestigjit’.
Kosova ka humbur secilën nga tri ndeshjet e fundit të grupit, me humbjen 2-0 nga Spanja, atë 3-0 nga Suedia dhe së fundit humbjen 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë.
Dardanët pozicionohen në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të mbledhura dhe me vetëm një fitore të arritur në këto kualifikuese, të arritur ndaj Gjeorgjisë si mysafir të arritur në shtator të këtij viti.
Spanja pozicionohet e para në tabelën e grupit B me 16 pikë të mbledhura që pasohet nga Suedia e cila ka 15 pikë dhe ndeshja e tyre e fundit direkte do të mund të përcaktojë fituesin e grupit.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.
/Lajmi.net

