Shtyrja e mundshme e Kampionatit Evropian për vitin 2021, bie ndesh me orarin zyrtar të FIFA-s për Kupën e Botës për Klube, të zgjeruar në 24 ekipe.

Në futbollin evropian tashmë është një situatë e vështirë. Shumica e ligave nuk e dinë nëse do t’i përfundojnë sezonet e nisura.
Ndeshjet e Play Off të Ligës së Kombeve pritet të shtyhen për muajin qershor, ndërsa Kampionati Evropian për verën e ardhshme.
Të gjitha këto shtyrje kanë krijuar një rrëmujë mes UEFA-s dhe FIFA-s, me këtë të fundit që tashmë kanë planifikuar gjërat për vitin tjetër.

