Koronavirusi – La Liga drejt pezullimit

Mediumi spanjoll, ‘Marca’, raporton se një takim urgjent do të mbahet shumë shpejtë, për të vendosur për kampionatin.

“Një takim urgjent do të mbahet në orët e ardhshme mes RFEF, La Liga dhe AFE, për të vendosur nëse La Liga do të pezullohet”, raporton Marca.

Kujtojmë se La Liga tashmë ka marrë vendim që ndeshjet e dy xhirove të ardhshme të luhen pa praninë e publikut.

Ndërsa, në Serie A kampionati është pezulluar deri më datë 3 prill, ndërsa me dyer të mbyllura po vazhdon edhe Ligue 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close