Koronavirusi i sjell probleme Man Cityn në ‘luftën’ me UEFA-në

Kampionët e Premierligës kanë apeluar në CAS kundër ndëshkimit, i cili përfshinte një gjobë prej 30 milionë eurosh, të dhënë nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Por organizata, e cila është e vendosur në Lozanë të Zvicrës, është ndërprerë nga shpërthimi i koronavirusit.

City kishte shpresuar që seanca e tyre të kryhej deri në fillim të verës, me ndalimin e tyre që fillon nga sezoni i ardhshëm.

Sidoqoftë, ka paqartësi rreth kalendarit evropian të futbollit ende – me vendimin e UEFA-së që pritet të merret gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close