Konfirmohet lojtari i shtatë i Sampdoria me koronavirus

Bartosz Bereszynski ka konfirmuar se është lojtari i radhës nga skuadra e Sampdoria që është prekur nga Covid-19.

Klubi ka lëshuar komunikatë duke thënë se nuk do të japin të reja, por lojtarët po informojnë individualisht për situatën.

“Për fat të keq, unë kam rezultuar pozitiv për Covid-19” ka shkruar polaku.

“Ndihem mirë. Por, akoma nuk kam shmangur virusin. Iu kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi” ka shtuar lojtari.

Sampdoria dhe Fiorentina janë dy skuadrat më të prekura nga Covid-19 në Serie A. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close