Ndeshja çerekfinale mes Milanit dhe Interi u mbyll në të mirë të zikaltërve me rezutlat 2-1, pas golit të shënuar në kohë shtesë nga Christian Eriksen.

Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e mori dueli i ashpër mes Lukakut dhe Ibrahimovicit në fundin e pjesës së parë. Mediat Italiane raportuan se Ibrahimovic tha shumë fjalë të rënda për Lukakun.
Komisioni vendosi që të dënojë me nga një ndeshje mos-lojë këta lojtarë: Zlatan Ibrahimovic (për sjellje të jo-sportive në fushë ndaj kundërshtarit) dhe gjithashtu dhe lojtarin Jose Luis Palomino për ndërhyrje të parregullt ndaj kundërshtarit kur ishte në zonën e penalltisë.
Ndërsa lojtarët që nuk janë dënuar ishin këta: Achraf Hakimi, Franck Kessie dhe Romelu Lukaku./Lajmi.net/

