Kombëtarja e Kosovës barazon me Belgjikën në hendboll

“Dardanët” barazuan me Belgjikën me rezultat 28 – 28, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për Kosovën, që e mbyllen me rezultat 14 – 12 pjesën e parë.

Por, gjatë pjesës së dytë, sidomos në minutat e fundit, forma e djelmoshave tanë nisi të bie, por që në fund arkëtuan një pikë në Prishtinë.

Tani, Belgjika zë pozitën e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Kosova në fund në grupin 1.

Gjatë muajit janar, Kosova do zhvillojë edhe katër sfida tjera, që do jenë vendimtare për kualifikimin në fazën tjetër./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close