Klopp nuk tundohet nga ribashkimi me Gotze

Anëtari i Borussia Dortmund, Mario Gotze, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool.

Kalimi i Gotze në ‘Anfield’ do të thoshte ribashkim me Jurgen Klopp, të cilin e kishte trajner te Dortmund.

Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë. ‘Standard’ shkruan se Klopp nuk do të tentojë të transferojë Gotze te Liverpool, transmeton lajmi.net.

Përkundër faktit se gjermani ka konfirmuar se do të largohet nga BVB, Liverpool nuk është një opsion real për të.

Gotze dhe Klopp fitonin Bundesligan në sezonin 2010/11 dhe 2011/12. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close