Klopp: Ishim të shokuar kur Dalglish u diagnostikua me koronavirus

Kenny Dalglish u diagnostikua me Covid19 gjatë javës së kaluar, duke u shtrirë fillimisht në spital, por pas 3 ditëve ai u lirua nga spitali.

Dalglish, legjenda e Liverpool, duket të ketë shokuar gjithë skuadrën e ‘Reds’ pas përhapjes së lajmit.

“Ishte një lajm shokues tri ditë më parë kur mësova për këtë”, ka thënë Klopp, për momentin kur kuptoi se Dalglish është pozitiv në Covid19, transmeton lajmi.net.

“Djemtë dërgonin mesazhe në grupin e ‘WhatsApp’ dhe të gjithë ishin të habitur”, ka shtuar gjermani.

“Ajo që ndjenë në atë moment… është diferencë e madhe kur njeh dikë që ka koronavirus ose kur nuk e njeh”, ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Sir Kenny Dalglish tashmë është duke vazhduar rikuperimin në shtëpinë e tij, me situatën shëndetësore më të përmirësuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close