Largimi i Milot Rashicës nga Verder Bremeni duket i pashmangshëm në verë, mirëpo SportBild raporton se RB Leipzig është skuadra që është më afër nënshkrimit të 23-vjeçarit.

E përditshmja gjermane gjithashtu zbulon klauzolën e veçantë të Rashicës me Werder.
Nëse Werder bie nga Bundesliga, atëherë ylli vushtrrias mund të largohet për vetëm 15 milionë euro, ashtu siç parashikohet në kontratën e tij.
Trajneri Julian Nagelsmann tashmë ka biseduar me Rashicën, derisa aktualisht çmim i tij sillet rreth 38 milionë eurove.
Rashica mund të zyrtarizohet te Leipzig, pas kalimit të Timo Werner te Bayern.

