‘Lista e zezë’ e Real Madridit, largohen 11 futbollistë

Gareth Bale, James Rodriguez dhe Luka Modric të gjithë mund të largohen, sipas raportimeve në Spanjë.

Pasi kanë shpenzuar rreth 300 milionë euro verën e kaluar për transferimet e rinj, Los Blancos po shkojnë potencialisht për një sezon të dytë radhazi pa fituar trofetë e La Liga, Ligës së Kampionëve apo edhe Kupën e Mbretit.

Gazeta me seli në Barcelonë Sport në ballinë kishte foton e presidentit Florentino Perez dhe emrat e 11 futbollistëve që priten të largohet e të cilët janë në ‘listën e zezë’ të klubit, transmeton lajmi.net.

Gareth Bale, James Rodriguez, Luka Modric, Mariano Diaz, Eder Militao, Luka Jovic, Marcelo, Brahim, Lucas Vazquez, Areola dhe Odriozola janë në listën e largimit të klubit spanjoll. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close