Klauzola interesante e Messit në kontratën e re të PSG-së

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër me PSG-në.

Messi do fitojë rreth 35 milionë euro për sezon përfshirë bonuset.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u mirëprit mjaftë mirë nga tifozët që u mblodhën para hotelit duke festuar transferimin, që askush nuk do e besonte para disa viteve.

Sidoqoftë, TyC Sports raporton se Messi ka një klauzolë në kontratë që sapo të nënshkruajë me PSG-në ndeshjet e Argjentinës qofshin ato miqësore do jenë prioritet para klubit francez.

Arsyeja kryesore është që Messi dëshiron të fokusohet shumë te Argjentina, me të cilët synon Kupën e Botës “Katar 2022”, trofeu i vetëm që ende nuk e ka fituar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close