Kili do t’i vendos në karantinë Sanchezin dhe Vidalin

Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez do të vendosen në karantin.

Kështu ka njoftuar ministri i shëndetësisë së Kilit, Jaime Manalish, duke deklaruar se këto masa do të përdorën për të gjithë personat që udhëtojnë nga Spanja dhe Italia.

Ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt te Kombëtarja e Kilit, për ndeshjet e fundit të muajit.

Përveç Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, këto masa do të merren edhe nda Gary Medel, Erick Pulgar ose Fabián Orellan.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë dallim sipas profesionit të njerzëve, sepse askush nuk është i imunizuar kundër këtij virusi, dhe kjo karantinë që përcaktohet sot për Italinë dhe Spanjën, është e vlefshme për çdo person”, ka thënë ministri shëndetësisë së Kilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close