KF Renova: Mosdelegimi i Stojçevskit, dëshmi se ankesat tona ishin te drejta

Pasi Komisioni për Arbitra pranë Federatë së Futbollit të Maqedonisë ka nxjerë listën e ndarësve të drejtësisë në ndeshjet e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit në vend dhe në të njejtën mungon emri i Igor Stojçevskit, me komunikatë është shfaqur KF Renova. Xhepçishtasit ishin të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga ana e Stojçevskit në derbin e javës së shkuar ndërmjet Shkupit dhe Renovës, të fituar 2:1 nga vendasit dhe fakti që ky arbitër nuk është deleguar për këtë ndeshje nga tabori i Renovës vlerësohet si pezullim apo ndëshkim për paraqitjen e dobët në dëm të ekipit nga Xhepçishti.  

KOMUNIKATA:
“Të gjitha ankesat që kishim për referimin në ndeshjen e fundit kundër Kf Shkupit rezultuan se kemi pasur të drejtë. Nga informacionet që kemi,referi kryesor Igor Stojçevski bashk me asistentêt e tij dhe referin e katërt jan dënuar dhe nuk jan deleguar për ndeshjet e javës që vjen. KF RENOVA e humbi këtë ndeshje vetëm nga referimi me tendencë pë të n’a dëmtuar neve,sepse sikur të ndëshkohej lojtari i kundërshtarit me karton të kuq në minutën e 12 atëher edhe rezultati do ishte ndryshe. Ne ishim të sigurt edhe para ndeshjes se nuk do kemi referim korekt,por jo deri në këtë shkallë. Neve nuk kërkojmë favore dhe ndihmë por vetëm drejtësi dhe korektësi dhe asnjëherë nuk do i mbyllim sytë para padrejtësive,përkundrazi do i luftojmë këto dukuri negative me të gjitha metodat. Fituesit të shpallen në terrenin e blertë dhe jo nga prapaskena.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close