KF Gostivari largohet nga Gostivari, do të luaj në Shtip? 

Një lajm i pa konfirmuar dhe i pa zyrtarizuar ende nga vet klubi, por skuadra e Gostivarit me shumë gjasa në sezonin e ri garues 2024/25 në elitën e futbollit vendor do të luaj jasht qytetit të Gostivarit. 

Edhe pse në hedhjen e shortit, komisari i garave pranë FFM-së, konfirmoi se dy klube si Gostivari dhe Besa e Dobërdollit do të luajnë tek i njejti stadium ndeshjet si vendast. Megjithatë sipas spekulimeve të ndryshme drejtuesit e ekipit të Gostivarit kanë marrë vendim që ndeshjet si nikoqir ti zhvillojnë në stadiumin e Shtipit, ndërsa më pas të transferohen në Shkup, te stadiumi “Boris Trajkovski” në Maxhari. 

Një lëvizje e pakuptimtë, por gjithsesi që pritet të sqarohet nga vet klubi nëse ky vendim zyrtarizohet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close