Kombëtarja e Holandës ishte ajo që siguroi biletën e fundit nga këto kualifikime, shkruan lajmi.net.

10 skuadra si fituese të grupeve tashmë kanë siguruar një biletë për në Kupën e Botës.
Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Holanda, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë ekipet e kualifikuara.
Ndërkohë në “Play Off” do të jenë kombëtaret si: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi, Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Austria, Çekia.
Më 26 nëntor do të hidhet shorti për “Play Off”. /Lajmi.net/

