Klubi i basketbollit Liria 77 ka organizuar turneun tradicional për moshat e reja të ekipeve të basketbollit. Turneu u zhvillua në Çair të Shkupit në palestrën “Enver Idrizi”, në të cilën morën pjesë katër ekipe basketbolli. Përveç organizatorëve të Liria 77, pjesë e turneut ishin edhe Alba Basket, Ilirian Basket dhe Vushtria.
Ismet Hajrullai, organizator
“Jemi të kënaqur nga organizimi, pasi kanë qenë fëmijë nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 15-16 vjeare që i bie nga U12 deri në U18. Gjithsej pjesëmarrës kanë qenë afër 250 fëmijë, nga vendi dhe Kosova. Ky është një sukses i madh për klubin Liria, pasi 35 vite marrim pjesë në Ligë dhe me fëmijë”.

Artan Piperku, profesor i edukatës fizike
“Ky është një aktivitet dedikuar 1 qershorit, ditës së fëmijeve, por për shkak të obligimeve të mësimëve ne e kemi organizuar pak më herët. Pjesëmarrë janë ekipe nga Maqedonia dhe Kosova për nder të ditës së fëmijëve. Grupmoshat i kemi caktuar neve bashk, kemi gjetur kompromisin më të mirë të mundshëm që këta të fëmijë përmes lojës së basketbollit të shoqërohen dhe të miqësohen akoma më shumë me këto aktivitete”.
Ky turne organizahet 25 vite me radhë, ndërsa organizatorët pretendojnë që edhe viteve në vijim të vazhdojnë me të njejtin event që është në të mirë të fëmijëve.

