Katër persona të armatosur janë futur në shtëpinë e yllit të Tottenham Hotspur, Vertonghen, bën të ditur ‘The Sun’.

Vertonghen ishte në shtëpi me dy fëmijët e tij dhe gruan e tij, kur personat ishin futur në shtëpi, duke tmerruar kështu familjen e belgut.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:00, kurse policia është duke vazhduar investigimet.
Personat thuhet të kenë qenë të maskuar dhe të armatosur me thika.
Ata kishin kërkuar para të gatshme nga lojtari i Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/

