Le10Sport raporton se PSG, Juventus, Inter dhe Manchester United janë të interesuar për Chiesan.

22 vjeçari ka pasur një sezon të mirë në Serie A, pavarësisht vështirësive që po kalon Fiorentina. Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.
Manchester United është klubi i fundit që ka dërguar skautë për të përcjellë Chiesan, edhe pse Fiorentina do të dëshironte të mbante shërbimet e tij.
Ata i kanë ofruar atij një kontratë të re me kushte të përmirësuara, që do ta mbante në Firence deri në vitin 2023.

