‘Kaka i ri’ në shënjestrën e Real Madrid

Talenti Gomes është futbollist që po ndjeket nga Real Madridi.

21-vjeçari ka qenë nën vëzhgimin e rrjetit të skautimit në Amerikën e Jugut nga Reali, por ai ka një klauzolë minimale prej 50 milion eurosh në kontratën e tij.

Gomes është quajtur një “version i përmirësuar i Kaká” në shtypin brazilian dhe ai tashmë ka bërë 44 paraqitje për São Paulo, duke shënuar pesë herë.

Mirëpo, Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë marrëveshjen me të. Kjo pasi Barcelona dhe Sevilla gjithashtu kanë vëzhduar nga afër yllin e ri brazilian. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close