Juventus ka arritur që ta mposhtë klubin e Napolit me rezultat minimal 2-0 pas golave të Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morato Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë.

Në pjesën e dytë, Ronaldo 64’ shënoi golin e parë në ndeshje. Në anën tjetër, Lorenzo Insine ka humbur penalltinë në minutën e 80-të.
Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.
Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.
https://twitter.com/btsportfootball/status/1352006303690973187?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1352006303690973187%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

