Juve dhe Interi mbeten “thatë”, Rakitic bën zgjedhje zemre

Interi dhe Juventusi në Itali dhe PSG në Francë duhet të heqin dorë, sepse në moshën 32-vjeçare mesfushori aktual i Barcelonës preferon ta mbyllë karrierën në klubin ku fitoi famën fillestare dhe ku ndihet më i vlerësuar se në çdo skuadër tjetër.

E përditshmja spanjolle “Sport” i ka rezervuar faqen e parë Rakiticit, teksa shpjegon se vendimi i tij për t’u kthyer në te Sevilla lidhet me faktin që bashkëshortja e tij, Raquel Mauri, është me origjinë nga Andaluzia.

Drejtuesve të Barcelonës nuk u mbetet gjë tjetër veçse të arrijnë marrëveshjen me drejtorin sportiv të Sevillas, Mochi, edhe pse dëshira e tyre është të arkëtojnë sa më shumë para nga kartoni i futbollistit, çka do të plotësohej vetëm nëse do të transferohet në një skuadër tjetër të madhe europiane.

Vullneti i futbollistit, kontrata e të cilit me Barçën përfundon më 30 qershor 2021, duket se do të jetë përcaktues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close