Joshua mund të përballet me Fury, para duelit me Pulev

Edhe pse Joshua dhe Fury kanë caktuar meçet e tyre me Pulev dhe Wilder, situata mund të ndryshojë.

Sipas Eddie Hearn, promotorit të Joshua, për shkak të pandemisë Covid-19, Fury dhe Joshua mund të jetë ndeshja e radhës, transmeton lajmi.net.

“Krejt rastësisht, dueli Joshua – Fury mund të ndodh më herët, madje para asaj me Pulev, nëse ndeshja me Pulev shtyhet për pas verës” ka thënë Hearn.

“Dua të them, çdo gjë është e mundur, por sigurisht se Wilder do të kërkojë revanshin” shtoi promotori.

Mbetet të shihet nëse koronavirusi do të shtyjë duelin mes Joshua dhe Pulev, dhe të aranzhohet një duel me Fury. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close