Jeton Nesimi dhe Erxhan Menga ndahen me Flamurtarin e Prishtinës

Reduktimi i investimeve dhe politikat e brendshme të klubit kanë bërë që të përfundojë para kohe bashkëpunimi i dyshes së trajnerëve nga Gostivari, Jeton Nesimi dhe Erxhan Menga, me ekipin e Ligës së Parë të Kosovës, Flamurtari të Prishtinës. Ta bashkuar në verën e shkuar, shefi i stafit teknik Jeton Nesimi dhe ndihmësi i tij Erxhan Menga duhet të lënë në gjysmë punën e tyre dhe kjo jo për arsye të rezultateve. Edhe pse bëheshin plane për gjysmëstinorin pranverorë, gjatë ditës së sotme, trajnerët Nesimi e Menga, bashkë me menaxherin Nadi Fetai kishin një takim kokë më kokë me presidentin e Flamurtarit, Imer Ademi, ku pas analizës së mirë të situatës është vendosur ndërprerja me konsesus e bashkëpunimit. Numri një i prishtinasve ka pranuar problemet finansiare dhe nevojën për reduktim të buxhetit, gjë që ka hasur në mirëkuptimin e trajnerëve të cilët miqësisht kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të dy palëve, posaçërisht nga fakti se ulja e buxhetit dëmton në mënyrë direkte edhe ambiciet dhe planet për inkuadrim në Super Ligën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close