Alioski, lojtari më i mirë i gjysmësezonit te Al-Ahli

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut Ezgjan Alioski, është zgjedhur lojtar më i mirë statistikisht tek Al-Ahli për pjesën e parë të sezonit. Sipas të gjitha statistikave të përpunuara nga ueb faqja e specializuar “Sofa Skor”, Alioski renditet i pari më notën 7.20. Në vendin e dytë është Abdul Rrahman Gareb me notën 7.13, ndërsa i treti renditet Filip Brdariq me notën 7.04. Alioski këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje me Al-Ahlin, duke shënuar 4 gola. Ndryshe vlen të përmendet fakti që Al-Ahli këtë sezon po zhvillon një sezon posht pritmshërive pasi mban pozitën e 13-të në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close