Jasharovski: Golat ndaj Vardarit, ia dedikoj presidentin Useini

Alen Jasharovski ishte protagonisti kryesor te Voska Sport, në fitoren ndaj Vardarit, duke shënuar tre golat e triumfit. Golat e kanë bërë të lumtur vetë sulmuesin shkupjan, për më tepër që i shërbyen skuadrës së Voskas për të marrë fitoren e parë historike në Ligën e Parë.

“Gjithsesi se jam shumë i lumtur për golat, që skuadrës së Voska Sport i’a siguruan fitoren historike dhe njëherit të parën këtë edicion, që realisht është shumë e rëndësishme pas atyre dy disfatave të njëpasnjëshme. Patjetër që duhet të punojmë edhe më fortë që ta arrijmë qëllimin që kemi për këtë edicion dhe mendoj se do i’a arrijmë, pasi kemi një skuadër shumë të mirë dhe kuptohet një udhëheqësi që është e organizuar mjaft mirë.” – u shpreh fillimisht Alen Jasharovski për faqen zyrtare të klubit.

“Këtë fitore historike i’a dedikoj presidentit Nefi Useini dhe Drejtorit, Artan Borova, të cilët janë më të merituarit që Voska Sport është në Ligën e Parë të Maqedonisë.“- përfundoi Jasharovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close