Italia publikon listën e të ftuarve për “Final Four-in” e Ligës së Kombeve

Italia do të ballafaqohet me Spanjën më 6 tetor në kuadër të gjysmëfinales, shkruan lajmi.net.

Nëse arrijnë të mposhtin ‘Furinë e Kuqe’ do të takohen në finale më 10 tetor me fituesin e duelit tjetër mes Francës dhe Belgjikës.

Trajneri i ‘Azzurëve’, Roberto Mancini tashmë ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për këto duele.

Në listë janë ftuar yje të shumtë si: Nicolo Barella, Gianluigi Donnarumma, Jorginho e Marco Verratti.

Italianët janë duke kaluar në një formë fantastike dhe do të synojnë të marrin edhe trofeun e Ligës së Kombeve.

Kjo është lisa e plotë e futbollistëve të ftuar nga Mancini. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close