Irani po mendon tërheqjen nga Kupa e Botës në Amerikë

Sulmet ndërmjet Iranit dhe SHBA-së e Izraelit kanë marrë vëmendjen e botës aktualisht, teksa kjo pritet të ndikojë edhe në botën e futbollit.

Në këtë situatë, Irani po mendon për mospjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të këtij viti që do të mbahet në verë në SHBA. Liga vendase e Iranit është pezulluar tashmë dhe ekipi përfaqësues nuk planifikon të udhëtojë në Kupën e Botës nëse nuk zhvendoset e njejta nga Shtetet e Bashkuara.

Irani është planifikuar të luajë të tre ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA dhe në fazën eliminatore mund të përballet me ekipin amerikan nëse të dyja ekipet përfundojnë të dytat në grupet e tyre.

Nëse Irani tërhiqet, rregulloret e FIFA-s diktojnë që pozicioni vakant të mbushet me një ekip zëvendësues, zakonisht ai që ishte i radhës në kualifikime ose ekipi kombëtar me renditjen më të lartë nga e njëjta konfederatë që nuk u kualifikua.

Si pasojë, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin skuadra me renditjen më të lartë në kualifikueset aziatike që nuk u kualifikuan, ose Iraku, i cili do të luajë në ndeshjen ndërkontinentale nga Azia, mund të luajnë në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close