Inzagi: Nuk luajtëm fare si ekip, Milani e meritoi fitoren

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Interi humbi nga rivali i qytetit Milan me 1-2, duke pësuar humbjen e parë të sezonit të ri. Trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi,ishte i zemëruar pas derbit dhe ka pranuar se kundërshtari e ka merituar absolutisht fitoren.

“Është e vetëkuptueshme që Milani është një ekip cilësor, ata luajtën më mirë dhe e meritonuan të fitojnë. Kemi shkuar në rrugën e gabuar dhe në asnjë moment nuk jemi dukur si një ekip. Unë u përpoqa të bëj rregullime në formacion, por as kjo nuk më ndihmoi”, tha mes tjerash Inzagi.

Pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, Milani ushtroi presion për golin e Interit dhe shpërblimi për këtë erdhi në fund kur Gabbia shënoi golin e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close