Shkëndija të mërkurën si mysafire ndeshet me Strugën në ndeshjen e xhiros së 6-të në LPFMV. Për pritjet nga ky duel, nga tabori kuqezi ka folur mbrojtësi, Imran Fetai.

Imran Fetai: “Skuadra duket shumë mirë, pas ndeshjes me Bashkimin, e cila nuk ishte e lehtë, pasi ne e dimë se të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe ne në të gjitha duelet e japim maksimumin. Gjithashtu edhe për ditën e nesërme, jemi përgatitur mirë, të shkojmë në Strugë për të arritur rezultat pozitiv.”
“Do të jetë një derbi. E dimë se Struga është në formë të mirë dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat. Por, ne jemi Shkëndija, ne shkojmë çdo ndeshje për fitore, ashtu do jetë edhe nesër pasi kemi të njejtin qëllim. Besoj të dalim fitues”.
“Normal, këtë formë që ka Struga, po ashtu formën tonë dhe hisorinë që bëmë ne këtë verë, besoj të jetë një ftesë që të ketë mjaftueshëm publik. Presim mbështetjen edhe nga ana e tifozëve tanë që gjithmonë na kanë mbështetur, poashtu publiku strugan tradicionalisht ka simpati dhe bëjnë tifo për Shkëndijën. Besoj se do të jetë një derbi i vërtetë”.
“Nuk është vetëm lodhja fizike, sa është edhe lodhja psiqike, pasi ndeshjet e Europës vërtetë fizikisht të rënda, por edhe psiqikisht. Por, po pauza na ka bërë mirë, e shfrytëzuam për rikuperim dhe këtë do mundohemi ta bëjmë edhe gjatë kësaj periudhe. Por, pavarësisht krejt sfidave që na dalin para, ne jemi profesionistë dhe në çdo ndeshje kërkojmë fitore”.

