Icardi “mbret” në Turqi, vendos rekordin e veçantë!

Mauro Icardi është bërë po ai i “pamëshirshmi” që ishte për disa vite në Serie A, fillimisht te Sampdoria dhe më pas te Inter.

Këtë gjë e vërtetoi në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Antalyasporit, me sulmuesin argjentinas që gjeti sërish rrugën drejt rrjetës.

Me këtë gol Icardi shkon në kuotën e 30 golave në Superligën turke, duke u bërë lojtari që e ka arritur më shpejt se kushdo këtë statistikë në 16 vitet e fundit. Siç raportohet nga mediet turke, në fakt, që nga viti 2007-2008 askush nuk ka shënuar 30 gola në më pak ndeshje se Mauro, në 32 ndeshje. Ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të Diagne (33).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close