Hidhet shorti për dyshet gjysmëfinale të Kupës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut mesditën e kësaj të enjte është hedhur shorti për dyshet gjysmëfinale të Kupës.

Goglat e shortit kanë vënë përballë dy skuadrat shqiptare Shkëndijën e Tetovës me Struga Trim Lumin, teksa fituesi i edicionit të kaluar të Kupës Akademia Pandevi do të ketë përballë Bregallnicën e Ligës së Dytë – Lindje.

Takimet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 6 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close