Heung-min Son do të përmbushë obligimet ushtarake, gjatë kohës sa Premierliga është e bllokuar

Në kohën kur koronavirusi ka suspenduar gjithçka, përfshirë edhe kampionatet e futbollit, Son do të ketë disa borxhe për t’i shlyer shtetit të tij.

Son duhetj të kompletonte shërbimin ushtarak prej dy viteve, gjatë vitit 2018, por shteti e reduktoi këtë rol, pas kontributit të lojtarit në Lojërat e Azisë të po atij viti, kur Korea e Jugut u shpall kampione.

Megjithatë, raportime nga ‘Mirror’ bëjnë të ditur se lojtari mund ta përmbushë detyrimin e tij në këtë kohë kur Premierliga është e suspenduar.

Të gjithë meshkujt e Koresë Jugore duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak që zgjatë rreth dy vite.

Son thuhet se mund ta kryej obligimin e tij nga 20 prilli, në ishullin e Jeju. Mbetet të shihet nëse vërtetë do të ndodhë një gjë e tillë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close