Ylli belg verën e vitit 2019 për 100 milionë euro u transferua nga Chelsea te Real Madrid, por ka dështuar të bëj përshtypje në Bernabeu shkaku i lëndimeve të vazhdueshme.

Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë pesë asistime në 15 paraqitjet e para në të gjitha garat.
“Sezoni im i parë në Madrid është i keq, por jo gjithçka është e keqe”, ka deklaruar Hazard, përcjell lajmi.net.
“Është një sezon i adaptimit. Do të gjykohemi në të dytin. Mua më takon të jem në gjendje të mirë në vitin e ardhshëm”./Lajmi.net/

