Manchester United e pret në shtëpi Manchester Cityn të shtunën nga ora 13:30, shkruan lajmi.net.

‘Citienzs’ mrëmë arritën e radhës në Ligën e Kampionëve pasi mposhtën 4-1 Club Brugge.
Pas ndeshjes trajneri i Man City, Pep Guardiola, u pyet për sfidën e radhës kundër United.
““Nuk e pashë ndeshjen e United kundër Atalantës, do të analizoj dhe të shoh në mënyrë që të di sa të mirë janë”.
Spanjolli ka cilësuar Cristiano Ronaldon si një nga futbollistët më të mirë në histori.
“Ne e pamë atë sezonin e kaluar. Ata kanë një nga lojtarët më të mirë në histori, një djalë që mund të jetë një makinë shënimi”, tha Guardiola.
Ndërkohë, derbi i Manchesterit pritet të jetë përcaktues për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer pasi në rast të humbjen rrezikon seriozisht shkarkimin. /Lajmi.net/

