Në miqësoren e radhës, Manchester City mposhti Chelsea e Enzo Maresca 4-2 në një miqësore, gjatë turneut në SHBA. Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u kthye gjithashtu për të folur për një rast, që po zë vend në mes lojtarëve, në lidhje me Julian Alvarez, i cili ende nuk i është bashkuar grupit, pasi ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Këto janë fjalët e Pep: “Julian është absolutisht një nga lojtarët tanë, nuk ka asgjë të re. Nuk kam asgjë për të thënë. Alvares do të kthehet, si trajner bazohem tek ai si futbollist. Vendimet do t’i marrim të gjithë së bashku. Tani duhet të pushojë dhe kur të ndihet gati, të kthehet.
Jam i sigurt se kur të kthehet do ta përqafoj dhe do ta përgëzoj për fitimin e Kupës së Amerikës, për Olimpiadën. Pastaj do të fillojmë të punojmë së bashku. Ndërkohë, kam një milion gjëra për të menduar, për sa i përket ekipit”.
Me pak fjalë, Guardiola dëshiron të shqetësohet për gjëra të tjera tani: “Javën tjetër ne do të luajmë për trofeun e parë të sezonit (“The Community Shield”, kundër Manchester United në “Ë///embley”). Pas dy javësh do të luajmë përsëri në “Stamford Bridge”, ky është shqetësimi im i vetëm”.

