Guardiola dhuron një milion euro në luftën kundër koronavirusit

Një deklaratë nga Kolegji i Mjekësisë në Barcelonë konfirmoi kontributin e trajnerit të Manchester Cityt në fushatën Angel Soler Daniel.

Dhurimi do të shkojë për blerjen dhe prodhimin e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19 në këtë zonë.

Pep Guardiola ka lindur në Kataloni, dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te kjo skuadër.

Në vitin 2008 ai mori drejtimin e kësaj skuadre, duke arritur suksese historike./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close