Odise Roshi gjen golin në Turqi. 32-vjeçari ka zhbllokuar ndeshjen Sakaryaspor-Bandirmaspor, duke kaluar vendasit në avantazh në e mesin e pjesës së dytë.

Minuta e 67’, sulmuesi i djathtë fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtarë pas krosimit të Dimitrov nga këndorja dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar Sakaryasporit avantazhin e rëndësishëm.
Skuadër që synon ngjitjen në Superligën turke. Fitorja e sotme e afron me kreun Sakayrasporin, përkohësisht e katërta në renditje.
I katërti gol në kampionat edhe për Roshin, i cili numëron edhe dy asiste. 70 ndeshje dhe 5 gola numëron fieraku me kombëtaren e Shqipërisë.

