Lucas Hernandez theu një urdhër ndalimi ndaj të dashurës së tij, për të cilën ai u shpall fajtor për abuzim në vitin 2010.

Sipas mediave kryesore spanjolle dhe gjermane, Gjykata Penale numër 32 e Madridit ka urdhëruar burgojsen e Hernandez.
Mbrojtja e Hernandez ka paraqitur një apel kundër atij dënimi dhe do t’i takojë Gjykatës krahinore ta shqyrtojë ose refuzojë atë.
Francezi duhet të jetë personalisht i pranishëm në Gjykatë në Madrid më 19 Tetor nga ora 11:00.
Bayern Munich ku luan Hernandezi mbrëmë përmes një deklarate pohoi se klubi nuk kishte njohuri për këtë rast.
Futbollisti u njoftua më 14 shtator lidhur me këtë çështje, por nuk e njoftoi klubin. /Lajmi.net/

