Gjobitet ylli i Bayernit pse shkoi në stërvitje me McLaren

Coman, francezi që luan me skuadrën e Bayern Munich, ka pranuar një gjob nga skuadra e tij, për një faj që mund të duket jo i madh.

Anësori i bavarezëve shkoi në seancë stërvitore me makinën e tij McLaren, duke rënë në kundërshtim me marrëveshjet e klubit.

Kampionët e Bundesliga kanë një marrëveshje me gjigantin e veturave, Audi. Kështu, Coman është penalizuar për përzgjedhjen e tij në veturë.

“Dua të kërkoj ndjesë nga klubi dhe Audi që nuk erdha në stërvitje me veturën e kompanisë. Arsyeja ishte dëmtimi i pasqyrës anësore. Përsëri, ky mbetet gabim, mund ta shoh”, ka thënë Coman, transmeton lajmi.net.

Coman pritet të dënohet me 50 mijë euro, pas këtij ‘gabimi’.

Francezi shkoi në stërvitje me llojin e veturës McLaren 570S Spider.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close