Mundo Deportivo bën të ditur se Manchester United po monitoron situatën e Coutinhos, mbi disponueshmërinë e tij për të kaluar në Premierligë, përcjell lajmi.net.

I larguari nga Barcelona është shfaqur në radarin e ‘Djajve të Kuq’, me Ole Gunnar Solskjaer që dëshiron të shtojë një mesfushor krijues në radhët e tij.
Manchester United mund të përballet me një konkurrencë të ashpër nga Chelsea për Coutinhon, i cili aktualisht është i huazuar te Bayern Munich./Lajmi.net/

