Gjasula: Kjo fitore ishte për Gjimshtin, ka thyer dorën

Ishte sërish goli i Armando Brojës që i ndihmoi Shqipërisë të arkëtonte pikët e plota ndaj hungarëzëve, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, fitoren Gjasula i dedikoi mbrojtësit Berat Gjimshiti, që theu dorën,

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim. Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do qe shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe goca ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj”.

“Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozat do të tregojmë veten tonë”

“Jam i lodhur, kemi dhe ca ditë, por do të jemi të rikuperuar. Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, u shpreh Gjasula.

Ndërkohë, të martën, Shqipëria përballet me Poloninë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close