Disfata 0-4 në shtëpi nga Atalanta duket se po i sos durimin drejtuesve të Juventusit me teknikun Tiago Mota. Eliminimi nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Italisë dhe “rrëshqitja” nga gara për titull mund të shënojnë dhe fundin e 42-vjeçarit në krye të bardhezinjve.

Fatura e Tiago Mota-s po rritet dhe me këtë ritëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është garanci konfirmimi.
Menjëherë ka nisur puna për zëvendësimin e tij sezonin e ardhshëm, me drejtuesit që kanë tre emra në listë.

