Galatasaray largon një tjetër lojtar, Oliveira transferohet në Greqi 

Skuadra e Galatasarayt ka larguar një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Sergio Oliveira.

Mesfushori ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin nga Greqia, Olympiacos.

Transferimi i lojtarit i kushtoi kampionëve të shumëfishtë grekë plotë 2 milionë euro.

32-vjeçari te Galata ishte transferuar gjatë afatit të vitit 2022 nga skuadra e Portos për 3 milionë euro.

Kujtojmë se Galatasaray ka siguruar një transferim “bombë” në afatin e verës, sulmuesin nigerian, Victor Osimhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close