
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti, është lënduar në ndeshjen e fundit me klubin kroat, HNK Gorica.
Pajaziti u largua nga fusha në minutën e 8-të në ndeshjen e fundit dhe pas ekzaminimit mjekësor është mësuar se lojtari shqiptar ka këputur disa muskuj në pjesën e këmbës.
Ky lëndim do e lërë jashtë Adrion Pajazitin pothuajse për tre muaj dhe sigurisht që ai do t’i mungoj Sylvinhos për ndeshjet e muajit nëntor.
Pajaziti ishte i ftuar për dy ndeshjet e tetorit, ku Shqipëria luajti ndaj Gjeorgjisë dhe Republikës së Çekisë.