Kjo u konfirmua të mërkurën nga Paris Saint-Germain (PSG).

Në këtë kohë të mbylljes për shkak të koronavirusit dhe pezullimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare, skuadra parisiene gjithashtu ka pezulluar stërvitjen e saj dhe disa prej lojtarëve të saj, si dhe holandezi Mitchel Bakker, kanë zgjedhur të kthehen në shtëpi.
Nisur nga situata aktuale, PSG ende nuk e di se kur do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e saj për shkak të pandemisë koronavirus dhe u ka kërkuar lojtarëve të saj që të ndjekin një program individual të punës përgatitore deri në urdhërat e mëtejshëm.
PSG njoftoi më 15 mars se aktivitetet sportive të të gjitha skuadrave të saj profesionale u pezulluan përkohësisht deri në një periudhë “të papërcaktuar”. /Lajmi.net/

