Franca “kampion” në merkaton e Janarit

Klubet franceze kanë shpenzuar më shumë se në merkaton e Janarit me një total prej më shumë se 290 milionë Dollarë, më shumë se dyfishi i shpenzuar në Janar 2023. Ndërsa shpenzimet e Janarit të klubeve angleze u ulën në mënyrë drastike me pothuajse 80% krahasuar me Janarin 2023.

Italia, nga ana tjetër, u rendit e gjashta, me 82 milionë Dollarë të shpenzuara, madje më pak se Brazili që arriti në 122.6 milionë Dollarë. Shpenzimet në tregun e transfertave të Janarit po bien në mbarë botën, pavarësisht rritjes së mëtejshme të numrit të transfertave. Kjo është ajo që del nga “International Transfer Snapshot”, raporti i FIFA-s i lidhur me operacionet e tregut të futbollit.

Në përgjithësi, numri i transferimeve ndërkombëtare nuk ka ndryshuar ndjeshëm në futbollin profesionist, megjithëse trendi rritës vazhdon. Shpenzimet totale ndërkombëtare arritën në 1.46 miliardë Dollarë, shifra e dytë më e lartë në një merkato Janari, por 8.2% më e ulët krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close